Nxënësit e profesionales bojkotojnë mësimin: Rama, jep dorëheqjen!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2026, 09:10

Valës së protestave në vend i janë bashkuar edhe nxënësit e Shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën me thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama: “Rama, jep dorëheqjen!” Nxënësit kanë dalë nga klasat për të ngritur zërin, duke iu bashkuar reagimit të të rinjve që po protestojnë në vend.

Protesta e nxënësve të “Gjergj Canco” vjen në një moment kur reagimi i të rinjve po shtrihet në shkolla dhe universitete. Pas studentëve dhe gjimnazistëve, edhe nxënësit e arsimit profesional po zgjedhin bojkotin e mësimit si formë proteste, duke i dhënë zë pakënaqësisë së tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit.

Me thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, nxënësit i janë bashkuar zërit të protestuesve që kërkojnë ndryshim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit