Gjimnazistët në Kamëz i janë bashkuar thirrjes së studentëve, duke bojkotuar procesin mësimor dhe duke dalë në rrugë në shenjë proteste.
Të rinjtë kanë bllokuar rrugën, ndërsa përmes thirrjes “Të gjithë së bashku” kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe mbështetjen për protestat studentore.
Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vijnë në një kohë kur protestat e të rinjve janë shtrirë përtej kryeqytetit. Bojkotimi i mësimit nga gjimnazistët në Kamëz shënon përfshirjen e nxënësve të arsimit parauniversitar në valën e reagimeve të të rinjve.












