Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme/ Anulohet seanca plenare, deputetët e PS ikin nga Kuvendi! Dje u sulmua Kryesia

    Sot seancë plenare mes tensioneve në Tiranë/ Demo në interpelancë për Policinë, në rend edhe faza e dytë e Territorialës

    Ndryshojnë rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndryshojnë rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013
    Ekonomi

    Ndryshojnë rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013

    October 15, 2026
    Ndryshojnë rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013

    Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë.

    Sipas draftvendimit të Këshillit të Ministrave miratuar këtë të mërkurë, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do të ketë tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e vendimit për të miratuar dokumentet standarde të koncesionit dhe PPP-ve dhe për t’i dërguar ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik.

    Drafti parashikon gjithashtu që agjencia të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u përdorur nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatë zhvillimit të këtyre procedurave.

    “Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve/partneritetit publik privat, të detyrueshme për përdorim nga çdo autoritet/ent kontraktor gjatë kryerjes së aktiviteteve të koncesioneve/partneriteteve publike private”, thuhet në draft.

    Baza ligjore e vendimit të ri është ligji nr. 88/2025, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Në pikën 4 të draftit përcaktohet shfuqizimi i vendimit nr. 575, datë 10 korrik 2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, të ndryshuar.

    Vendimi i ri do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, ndërsa zbatimi i tij u ngarkohet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore./Monitor

    ekonomia shqiptare financat publike investimet publike Koncesionet kontratat koncesionare legjislacioni ndryshimi i rregullave partneriteti publik-privat PPP-të prokurimet publike Qeveria shqiptare shfuqizimi i vendimit të vitit 2013 Vendimet e Qeverisë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat e dhunshme/ Anulohet seanca plenare, deputetët e PS ikin nga Kuvendi! Dje u sulmua Kryesia

    October 15, 2026

    Sot seancë plenare mes tensioneve në Tiranë/ Demo në interpelancë për Policinë, në rend edhe faza e dytë e Territorialës

    October 15, 2026

    Ndryshojnë rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013

    October 15, 2026

    Media franceze: Shqipëria, një destinacion përtej itinerareve tradicionale të Evropës

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.