‘Protestuesit, moshatarë të Martinit’, Ëngjëll Cani: Policia po i torturon, skena shokuese dhe aspak normale

09:24, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për babain e adoleshentit të vrarë pak vite më parë, Martin Cani, Ëngjëll Cani, protestuesit e këtyre dy ditëve janë moshatarë të djalit të tij.

Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Cani tha se që me vrasjen e djalit të tij duhet të ishin nisur protestat, me qëllim rrëzimin e një qeverie që bën vetëm propagandë, pasi e gjithë ngjarja ndodhi pak metra nga instituicionet ligjzabtuese, siç ishte Prokuroria e Përgjithshme.

Sipas babait të Martinit, ajo që po ndodh sot me të rinjtë protestes, është shokuese dhe aspak normale, teksa shesh Policisë sesi torturon protestuesit duke i dhunuar.

Ai shprehet se pamjet e dhunës tanimë janë të dokumentuara me zë e figurë dhe se Evropa duhet t’i shohë ato.

Rinia sot e ka kuptuar, madje që kur Martini vdiq, pranë prokurorisë dhe në oborrin e shkollës. Studentë që protestojnë janë shumica moshatarë të Martinit, që s’e harrojnë, ndihmen krenar e me dhimbje shumë të madhe. Policia po i torturon, kemi parë skena që s’janë normale, skena dhune. Edhe ato kanë fëmijë e ta vënë dorën në zemër. Ata që protestojnë, janë për arsimin, shëndetësinë, qeverinë.

Ne kemi një shprehje: ‘Uji që rri s’pihet më’, kjo qeveri ka kohë që rri, vetëm propagandë e s’di kush i beson më. Pamjet janë shokuese, djalin me këmbë të thyer, dhe tjetrin të lidhur si në kohë e nazizmit, pensionistin që e rrihnin sikur të ishte kriminel. Pamje shokuese, janë më ze e figurë. Të vijë Evropa e t’i shohë nga afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco