Lajmi i fundit

LIVE - Revolta e studentëve e gjimnazistëve, mbushin rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen! Protesta shtrihet dhe në qytete ku ka universitete

‘SPAK i ka marrë celularin bashkëshortit të Ogerta Manastirliut’/ Protestat, Shehaj: Stuatë serioze! Rama, pazare me oligarkët

09:47, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv bëri me dije, se SPAK sapo ka konfiskuar celularin e bashkëshortit të deputetes së PS, Ogerta Manastirliu, e lakuar nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend, Tiranës.

Shehaj u ndal edhe tek ajo që po ndodh me protestat e studentëve në Tiranë, ku tha se situata është tejet serioze dhe pritet të agravojë me keq, dhe që sipas saj është pasojë e paktit që Rama ka bërë me oligarkët në vend dhe jo vetëm.

Sipas Shehajt, të rinjtë protestues janë bërë të papërballueshëm për policinë, e cila nuk është në gjendje t’i menaxhojë.

‘E kanë të pamunur të menaxhojnë një situatë të tillë. Është e kapitulluar, ne sot duhet të flasim për faktorët e që e shkaktuan këtë dhe që shkon përtej Ramës’, u shpreh ndër të tjera Brisida Shehaj.

SPAK sapo i ka marrë telefonin bashkëshortit të Ogerta Manastirliut. Situata është shumë serioze, ne s’duhet të flasim për Ramën. Do shkojë më kq, se s’kemi polici të aftë, i kam parë vetë ata fëmijë, nuk i mbledh dot ato. Policia jo vetëm që s’është e paaftë, e kanë të pamundur të menaxhojnë një situatë të tillë. Është e kapitulluar.

Ne sot duhet të flasim për faktorët që e shkaktuan këtë, përtej Ramës. Janë pazaret e oligarkisë me Ramën, shoqëria civile që bëri pakt me Evropën, është media, kam 10 vjet që flas dhe ata që shqetësohen për sistemin bankar, kush është sistemi bankar më i qëndreshëm në Shqipëri?! Kjo është situata në Shqipëri, po këto viktimat që kemi pasur në onkologjik, babai i Martin Canit.

Kjo është ajo që duhet të ndodhë, këta faktorët që e mabjtën në pushtet Edi Ramën, kur të marrë vesh për Roni Yeffetët se më kë është i ndikuar në Shqipëri do flasim sërish. Duhet t’i kërkojnë falje opozitës se na linçuan, boll më, cila situatë të qetësohet?! Ka shitur Shqipërinë ai, kjo është revolta e 10 viteve sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco