Përmbytje masive në Turqi, humb jetën një 14-vjeçar
Një djalë 14-vjeçar vdiq nga një goditje elektrike në lagjen Balat të Stambollit , ndërsa shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në shumë pjesë të qytetit të mërkurën. Sipas mediave vendase, djali u godit nga rryma elektrike ndërsa përpiqej të kalonte një pellg me ujë.
Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shtëpi dhe dyqane , ndërsa rrugët, stacionet e metrosë dhe nënkalimet u mbuluan me ujë, duke bllokuar automjetet dhe duke shkaktuar kaos trafiku në qytetin me afërsisht 16 milionë banorë.
Pas përmbytjeve, prefektura e Stambollit njoftoi se shkollat do të mbeten të mbyllura të enjten.
Autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre përveç nëse është absolutisht e nevojshme të zhvendosen, ndërsa u rekomanduan atyre që jetojnë në apartamente nëntokësore ta kalojnë natën diku tjetër.
Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë
Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 27 nxënës dhe një mësues
Kallas: Rusia bëri gabim duke lënë mënjanë Evropën në bisedimet me SHBA-në
- 10:01 Protesta e studentëve, delegacioni i BE thirrje të rinjve: Shmangni çdo akt dhune
- 09:54 Bllokohet bulevardi kryesor në Korçë, të rinjtë marshojnë drejt Bashkisë! Hidhen kapsolla (VIDEO)
- 09:51 Australia shtrëngon rregullat për të mbrojtur fëmijët, projektligj i ri për të frenuar gjigantët e teknologjisë
- 09:40 Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin, shkatërrojnë objektet në rrugë! Nisin shoqërimet nga policia (VIDEO)
- 09:39 Bojktohet mësimi edhe te gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, të rinjtë vendosin koshat e mbeturinave në hyrje të shkollës
- 09:33 Shembet çatia e një shkolle në Pakistan, humbin jetën 27 nxënës dhe një mësues