Protesta e studentëve, delegacioni i BE thirrje të rinjve: Shmangni çdo akt dhune

15 Tetor 2026 | 10:01

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka dalë këtë të enjte me një reagim lidhur me protestat e studentëve teksa ka dënuar dhunën e përshkallëzuar si dhe dëmtimin e pronave.

Në reagim, delegacioni ka bërë thirrje që protestuesit të shmangin dhunën. Sipas BE-së, dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagimin e delegacionin e BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bllokohet bulevardi kryesor në Korçë, të rinjtë marshojnë drejt Bashkisë! Hidhen kapsolla (VIDEO)

Dhjetëra të rinj kanë dalë në protestë këtë të enjte edhe në qytetin e Korçës. Të rinjtë janë solidarizuar me protestat e studentëve në kryeqytet...
09:54 | 15/10/2026

Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin, shkatërrojnë objektet në rrugë! Nisin shoqërimet nga policia (VIDEO)

Gjimnazistët e Elbasanit kanë bojkotuar mësimin dhe janë grumbulluar në sheshin qendror të qytetit në solidaritet me protestuesit e Tiranës. Sipas pamjeve, protesta ka degraduar...
09:40 | 15/10/2026

Bojktohet mësimi edhe te gjimnazi “Petro Nini Luarasi”, të rinjtë vendosin koshat e mbeturinave në hyrje të shkollës

Bojkotimit të mësimit i janë bashkuar edhe gjimnazistët e “Petro Ninit Luarasit”. Siç shihet edhe nga pamjet, gjimnazistë të shumtë kanë dalë jashtë rrethimit të...
09:39 | 15/10/2026