Lajmi i fundit

LIVE - Revolta e studentëve e gjimnazistëve, mbushin rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen! Protesta shtrihet dhe në qytete ku ka universitete

VIDEO/ Kombinat, policët u turren pas gjimnazistëve, tentojnë t’i marrin telefonin qytetares që i filmon

09:56, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e protestave studentore dhe gjimnaziste po përshkallëzohet, ndërsa pamjet e publikuara nga Syri tv nga Kombinati tregojnë efektivë policie që vrapojnë pas nxënësve të gjimnazeve. Në të njëjtën video, një efektiv tenton t’i marrë telefonin një qytetareje që po filmonte ngjarjen.

Protesta kundër qeverisë po shtrihet mes të rinjve, ndërsa gjimnazistë dhe nxënës në zona të ndryshme të vendit po i bashkohen revoltës. Në vend që situata të trajtohet pa presion ndaj të miturve dhe të rinjve, pamjet e ardhura nga Kombinati tregojnë për mënyrën e dhunshme me të cilën policia po tenton t'i ndalojë.

Në video shihen efektivë policie që vrapojnë pas gjimnazistëve, në një moment kur nxënësit dyshohet se po përpiqeshin të shkonin drejt protestës. Më tej, një efektiv afrohet te një qytetare që po regjistronte ngjarjen dhe tenton t’i marrë telefonin nga dora.

Revolta studentore vijon të marrë përmasa të reja, episodi në Kombinat shton tensionet dhe ngre pyetje për respektimin e të drejtës së tubimit dhe lirisë së informimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco