Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke ironizuar mazhorancën socialiste.
Ajo shprehet se PS hartoi një pr/ligj për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për të liruar të korruptuarit në radhët e tyre me pretendimin sipas saj se janë mbushur burgjet.
Ndërsa tani me protestat e të rinjve gjejnë vende nga hiçi dhe shoqërojnë në paraburgim çdo studentë që gjejnë në rrugë.
Ajo i bën thirrje policisë të lirojë sa më parë studentët pasi kështu ngujohet Shqipëria.












