Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Studentët e gjimnazistët në protestë para Ministrisë së Arsimit, policia dhunë barbare drejt tyre, ndërhyn me ujë e gaz! Ata thërrasin: Hiqni uniformat

10:28, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjimnazistë dhe studentët po protestojnë para ministrisë së Arsimit për ditën e tretë.

Ata i bëjnë thirrje policisë të heqin uniformat.

Këtë herë policia ka ndryshuar taktikë duke ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë për ti shpërndarë, ndryshe nga dje kur i lejoi të protestojnë para MAS.

Policia ka vendosur një kordon policor me qëllim që të shmangë afrimin e protestueve tek godina. 

Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë pati dhe veprime të dhunshme të efektivëve duke i goditur me shkopinj e fizikisht. Kjo bëri që protestuesit të tërhiqen drejt sheshit 'Skënderbej' informon Policia ka vendosur kordon policor në rrugën e Durrësit, pjesa  që vjen nga Zogu i Zi në drejtim të MAS dhe më pas drejt sheshit Skënderbej.

Ka dhe protestues që vijojnë të bëjnë rezistencë dhe po marshojnë sërish drejt MAS.

Protesta e gjimnazistëve dhe e studentëve nisi që në mëngjes duke u shtrirë në të gjithë Tiranën. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të marshuar duke thirrur ‘Rama jepe dorëheqjen’. Një tjetër thirrje është dhe revolucion.

Protestues ka dhe në qendër, në sheshin 'Skënderbej'

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco