Tensionohet situate tek rruga e Durrësit, ku ndodhet ministria e Arsimit. Të rinjtë protestues pasi u zbrapsën nga policia me gaz lotsjellës dhe ujë, u rikthyen sërish dhe po marshojnë drejt MAS.
Ndërkohë kordoni policor me skanfandra u tërhoq për t’i hapur rrugë makinës së ujit.
Strategjia e policisë ka ndryshuar.
Ka forca të shumta policie, forca RENEA, një autobot me ujë ndodhet tek perimetri i sigurisë që do të ndërhyjë direkt për të mos i lejuar të afrohen
© SYRI.net