Njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në Korçë, Vlorë dhe Elbasan, edhe në Durrës gjimnazistët kanë dalë në protestë, duke bojkotuar mësimin këtë të enjte.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Syri, kosha të rrëzuara përgjatë rrugës dhe mbeturina janë ato që kanë lënë pas gjimnazistët në shenjë zemërimi ndaj kësaj qeverie, e cila me arrogancë nuk dëgjon kërkesat e studentëve dhe qytetarëvë.
Gjimnazistët e Durrësit të shoqëruar edhe nga prindër e studentë të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ kanë zbarkuar në sheshin qëndror përballë Bashkisë duke gjuajtur drejt saj sende dhe me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen’.
Protestat studentore dhe gjimnazistëve pikënisjen e kanë patur fillimisht para dy ditësh në Tiranë përballë Ministrisë së Arsimit e më pas janë shtrirë edhe në qyetete të tjera të vendit, duke u pasur edhe me skena dhunë e arrestime të përgjakshme nga ana e Policisë së Shtetit.
© SYRI.net