Protesta e të rinjve në Korçë, djegin koshat dhe bllokojnë rrugët! Dy të shoqëruar (VIDEO)

15 Tetor 2026 | 11:32

Për rreth dy orë studente dhe gjimnaziste nga qyteti i Korçës janë duke protestuar në rrugë dhe institucionet.

Të rinjtë kanë thyer dhe shkatërruar hollin e gjimnazit “Raqi Qirixhi”, xhamat e drejtorisë arsimore dhe gjithë sinjalistiken e qytetit. Ata gjithashtu kanë djegur koshat e mbeturinave.

Te rinjtë kanë bllokuar rrugët kryesore teksa marshojnë ndërsa aktualisht kanë bllokuar rrugën e teatrit.

Janë shoqëruar dy persona deri më tani, ndërsa njëri prej të rinjve ka sulmuar edhe drejtorin e policisë së Korçës, Vilson Bala.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Parlamentit

Studentët kanë vendosur të largohen nga Ministria e Arsimit për të vijuar protestën e tyre drejt Parlamentit. Ende nuk dihet nëse ata do ta vijojnë...
11:22 | 15/10/2026

Një grup të rinjsh bashkohet me protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë! Gjimnazistët nuk tërhiqen

Një grup të rinjsh i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Mësohet se gjimnazistët kanë ardhur nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi teksa menjëherë...
11:13 | 15/10/2026

Protesta e studentëve, policia jep njoftimin: 55 të arrestuar, 51 efektivë të plagosur dhe 98 të proceduar

Policia ka arrestuar 55 persona, mes tyre edhe dy të mitur, pas akteve të dhunës gjatë protestës së 14 tetorit para Ministrisë së Arsimit dhe...
11:07 | 15/10/2026