Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Tensionohet situata/ Civilët gjakosin gjimnazistët në Korçë, Policia s’kursen dhunën brutale

11:27, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe në Korçë, njëjtë si në Tiranë ka agravuar protesta me gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’u solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre të kryeqytetit.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondëntët në qyettin juglindor, gjimnazistët tregojnë dhunën e ushtruar nga policiët e maskuar civilë, të cilët kanë gjakosur të rinjtë që kanë dalë të ushtrojnë një të drejtë demokratike të tyre.

Skenat e dhunshme të Polcisë së Korçës janë shoqëruar me zemëratë dhe nga ana e të rinjve, të cilët kanë thyer reklamat e vendosura në rrugë, sikurse dhe tabelat, në disa vende duke u vënë edhe zjarrin.

Ashtu siç e kishin paralajmëruar edhe më herët, gjimnazet në Kamëz dhe Uninversiteti Bujqësor kanë mbërritur në Tiranë për t’u bashkuar me gjimnazistët dhe studentët që ndodhen në protestë përpara Ministrisë së Arsmit.

Siç shihet edhe nga pamjet e ofruara nga Syri, ata shihen pranë ish sheshit ‘Shqiponja’ teksa marshojnë në këmbë drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku dhe vijon protesta e studentëve dhe gjimnazeve të kryqytetit me forcat policore, të cilët nuk po kursesjnë askënd me shoqëime dhe arrestime të dhunshme.

Sikurse bashkëmoshatarët e tyre në Korçë, Vlorë dhe Elbasan, edhe në Durrës gjimnazistët kanë dalë në protestë, duke bojkotuar mësimin këtë të enjte.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Syri, kosha të rrëzuara përgjatë rrugës dhe mbeturina janë ato që kanë lënë pas gjimnazistët në shenjë zemërimi ndaj kësaj qeverie, e cila me arrogancë nuk dëgjon kërkesat e studentëve dhe qytetarëvë.

Gjimnazistët e Durrësit të shoqëruar edhe nga prëndër e studentë të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ kanë zbarkuar në sheshin qëndror përballë Bashkisë duke e goditur dhe  me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Protestat studentore dhe gjimnazistëve pikënisjen e kanë patur fillimisht para dy ditësh në Tiranë përballë Ministrisë së Arsimit e më pas janë shtrirë edhe në qyetete të tjera të vendit, duke u pasur edhe me skena dhunë e arrestime të përgjakshme nga ana e Policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco