Policia apel nxënësve dhe prindërve: Qëndroni larg dhunës, largohuni nga zonat e rrezikshme
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përfshirjen në akte dhune, në një kohë kur protestat e të rinjve vijojnë të shoqërohen me tensione.
Përmes një mesazhi publik, policia u kërkon nxënësve të mos përfshihen në veprime që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre, si dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë.
Një apel i veçantë u drejtohet edhe prindërve, të cilëve u kërkohet të kujdesen për fëmijët dhe t’i këshillojnë ata të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.
Policia thekson se efektivët janë në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
“Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në apelin drejtuar prindërve, ndërsa Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve bashkëpunim për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Studentët mbërrijnë para Parlamentit, hedhin gurë në drejtim të policisë! Djegin edhe koshat e mbeturinave
Protesta e të rinjve në Korçë, djegin koshat dhe bllokojnë rrugët! Dy të shoqëruar (VIDEO)
Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Parlamentit
- 11:43 Studentët mbërrijnë para Parlamentit, hedhin gurë në drejtim të policisë! Djegin edhe koshat e mbeturinave
- 11:32 Protesta e të rinjve në Korçë, djegin koshat dhe bllokojnë rrugët! Dy të shoqëruar (VIDEO)
- 11:22 Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Parlamentit
- 11:13 Një grup të rinjsh bashkohet me protestën para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë! Gjimnazistët nuk tërhiqen
- 11:07 Protesta e studentëve, policia jep njoftimin: 55 të arrestuar, 51 efektivë të plagosur dhe 98 të proceduar
- 11:05 Mbrëmje historike për Mbappe, sulmuesi i Real Madridit thyen rekordin e Lionel Messit në Champions League