Disa prindër kanë zgjedhur t’u bashkohen fëmijëve të tyre në protestën rinore, e cila vijon këtë të enjte në ditën e tretë të saj.
Ata kanë zgjedhur të ‘flasin’ përmes pankartave dhe jo fjalëve, duke treguar vështirësitë që hasin fëmijët me shkollimin dhe jetesën në Tiranë.
Një nënë ka zgjedhur t’i dalë kundër qeverisë në krah të birit, duke kundërshtuar arrogancën e pushtetit përballë kostove të rënda të jetesës.
‘Ju keni 500 mijë euro shtëpi, ndërsa djali im ka 500 euro rrogë në muaj dhe nuk i del as për qira! Ku është drejtësia?’, thuhet në pankartën e mbajtur nga një nënë që shfaq pamundësi për fëmijët e saj.

Protestat e të rinjve kanë hyrë në ditën e tretë, teksa policia nuk ka kursyer dhunën brutale ndaj tyre, me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate, shumica pre të cilëve janë adoleshentë dhe të mitur.
© SYRI.net