• Kontakt
Thursday, October 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të gjithë shefat të japin dorëheqjen”/ Drejtuesi i ri i Ujësjellësit Durrës, Albi Lika, ultimatum vartësve

12:46 : 15/10/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Brenda ditës së Premte të kësaj jave, rreth 10-12 drejtues të administratës së Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, duhet të dorëzojnë dorëheqjen në zyrën e Administratorit të ri, Albi Lika.

Me këtë ultimatum e ka nisur ditën e parë të punës kreu i ri, duke shtangur vartësit e tij të rinj, në një mbledhje të zhvilluar mesditën e së Hënës.

I ardhur nga fusha e biznesit, administrator i ri i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës, duket se është i paazhornuar me veprimtarinë në administratën publike.

Lexo edhe:

“Tenderi i Ujësjellësit të Durrësit iu dha këshilltarit socialist”, PD: SPAK duhet të hetojë

Në foto: Albi Lika, administratori i ri i Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës

Albi Lika u emërua në këtë pozicion vetëm nga ortaku maxhoritar i Ujësjellësit Durrës, Ministria e Infrastrukturës. Ndërkohë, rezulton se ortakët e tjerë, të cilët janë bashkitë e qarkut Durrës, rezulton se nuk kanë firmosur. Ai duhet të paraqitej në punë në 9 Tetor 2026.

Por, ai u shfaq në detyrë të hënën, 13 dhjetor. Për këtë vonesë, burime të “Boldnews.al” nga Ministria e Infrastrukturës thonë se autoriteti kryesor, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), ka aplikuar ndaj tij një masë administrative gjobë.

Megjithëse vlera e gjobës mund të jetë e përballueshme lehtësisht për drejtorin e ri, prezantimi i tij i parë me stafin tregon se Lika duhet të ketë shumë punë për të kuptuar rëndësinë e pozicionit administrative.

Në foto: Vendimi për emërimin e Albi Lika në krye të Ujësjellësit Durrës

Në mesditën e ditës së Hënë, kreu i ri i Ujësjellësit Durrës u paraqit në punë për vetëm gjysëm orë, aq sa ishte e mjaftueshme për të treguar qëllimet e tij në krye të institucionit.

Albi Lika thërriti një mbledhje urgjente me 12 shefa të drejtorive të ndryshme administrative të Ndërmarrjes së Ujësjellësit. Urdhëri i tij i parë ishte që të gjithë pjesëmarrësit në mbledhje të linin telefonat në zyrat e tyre.

Më pas, duke u treguar i kufizuar në fjalë, ai iu drejtua vartësve të tij të rinj me ultimatumin: “Të gjithë, brenda ditës së premte të kësaj jave, duhet të dorëzoni dorëheqjen në zyrën time”.

Burime nga mbledhja i thanë “Boldnews.al” se Lika e ka argumentuar kërkesën e tij me shprehjet: “Unë jam i qartë për punën e secilit prej jush. Jam i pakënaqur dhe duhet të largoheni nga pozicionet tuaja”.

Më tej, Lika ka shtuar se, pas dorëheqjes, drejtorët do të vijojnë të jenë ende në detyrat e tyre, si të komanduar, “derisa të kryej vlerësimin e performancës për secilin prej jush”.

Pas kësaj kërkese të parë, administratori i ri i Ujësjellësit, paraqiti edhe një urdhër tjetër: “Bashkë me dorëheqjen, do të dorëzoni edhe një biografi profesionale (CV)”.

Albi Lika zëvendësoi në detyrë paraardhësin e tij, Migen Duka, i cili u dorëhoq nga detyra vetëm dy muaj pas emërimit të tij.

Ujësjellësi i Durrësit, ashtu si pjesa më e madhe e Shoqërive Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime në Shqipëri, ka një performancë larg pritshmërisë së publikut. Kjo situatë është rrjedhojë kryesisht e mungesës së investimeve dhe tej-mbushjes së organikës, kryesisht me militantë të Partisë Socialiste, siç ka akuzuar shpesh opozita.

Etiketa: Albi Likaujesjellesi durres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tenderi i Ujësjellësit të Durrësit iu dha këshilltarit socialist”, PD: SPAK duhet të hetojë

13:39 : 23/02/2025
Para

Tensione para ministrisë së Arsimit/ Policia shpërndan të rinjtë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

TË GJITHA

Protestuesit i vënë flakë kazanëve te Rruga e Elbasanit, vijon përshkallëzimi i përplasjeve me policinë

16:22 : 15/10/2026

Studentja përlotet në protestë: Po na marrin të ardhmen, nuk kemi më çfarë të humbim

16:09 : 15/10/2026

Protestuesit përleshen me policinë në Durrës, 2 të plagosur, 35 të shoqëruar

16:06 : 15/10/2026

Reuters: Përshkallëzohet protesta e studentëve në Tiranë! Rama refuzon thirrjet për dorëheqje

15:57 : 15/10/2026

“Mijëra studentë kërkojnë dorëheqjen e Ramës”/ France24: Revolta u përhap në disa qytete

15:57 : 15/10/2026

Protesta zhvendoset te kryeministria, të rinjtë godasin me gurë, policia iu kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

15:50 : 15/10/2026

Sulmohen selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër/ Protestuesit thyejnë xhamat me gurë

15:45 : 15/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com