AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera

Protesta dyditore, e cila u përshkallëzua në përplasje të ashpra në Tiranë, është përhapur të enjten edhe në qytete të tjera që kanë prani universitetesh, ndërsa të rinjtë kanë sulmuar institucionet publike dhe infrastrukturën rrugore.

Vladimir KarajVladimir KarajngaVladimir Karaj
15 minutes më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 10 14 at 3.33.57 pm (1)
Një protestues i masktuar godet policinë me llastiqe | Foto: LSA

Protesta e studentëve, që u përshkallëzua të martën dhe të mërkurën, është përhapur të enjten në disa prej qyteteve kryesore të vendit, ku studentë e të rinj kanë marshuar, kanë bllokuar rrugët, kanë goditur me vezë e gurë institucionet publike dhe kanë tentuar të krijojnë mosbindje civile.

Protestat filluan mëngjesin e së enjtes në Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Lushnjë e në qytete të tjera, ku studentë dhe gjimnazistë bojkotuan mësimin, dolën në rrugë, bllokuan segmente të tyre me kosha mbeturinash, dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe sulmuan me gurë e vezë institucionet publike.

Raportimet e medias nga këto qytete tregojnë se protestuesit sulmuan me sende të forta Bashkinë e Shkodrës, duke thyer xhamat e kateve të para. Në Durrës, protestuesit dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe bllokuan disa rrugë. Pamje të ngjashme u regjistruan në Korçë, ku u thyen xhamat e një prej gjimnazeve të qytetit dhe protestuesit, kryesisht gjimnazistë, dëmtuan sinjalistikën rrugore.

Në të gjitha qytetet janë raportuar po ashtu edhe përplasje me policinë, e cila ka ndaluar dhe shoqëruar të rinj pas sulmeve ndaj institucioneve. Ndërkohë, nxënës dhe studentë nga Kamza marshuan drejt kryeqytetit të enjten për t’iu bashkuar protestuesve këtu.

Përhapja e protestave në rrethe vjen pas dy ditësh përplasjesh në kryeqytet — një përshkallëzim i protestave disamujore paqësore që ka sjellë lëndimin e dhjetëra protestuesve dhe punonjësve të policisë, si dhe dëmtim të sinjalistikës rrugore, të dyerve e xhamave të institucioneve dhe të bizneseve private.

Gjatë tubimeve, protestuesit hodhën koktej molotovi dhe sende të forta kundër policisë, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës, autobotë me ujë dhe shkopinj gome për shpërndarjen e turmave.

Tjetri
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)

Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta

whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)

Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta

12:53 | 15/10/2026
whatsapp image 2026 10 14 at 3.33.57 pm (1)

Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera

12:39 | 15/10/2026
eeab7a74 b1e6 4334 9d77 512b8bd118ff

Shoqata e Bankave dënon dëmtimin e institucioneve financiare gjatë protestave në Tiranë

11:22 | 15/10/2026
“Projekt novativ”: SPAK zbulon lidhjen e ministrit të Mbrojtjes me dyshen Zoto-Mërtiri

Kuvendi anulon seancën plenare të së enjtes për shkak të protestës

10:57 | 15/10/2026
whatsapp image 2026 10 14 at 3.53.27 pm

Nxënësit e gjimnazeve bojkotojnë mësimin, i bashkohen protestës së studentëve

10:50 | 15/10/2026
792586186 1118041160886498 6776800078388713462 n

BE dënon dhunën në protestat e studentëve

10:39 | 15/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.