Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Tensione në Durrës/ Protestuesit vënë ‘poshtë’ efektivin, drejtori i Policisë ua heq nga duart

12:41, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka dalë jashtë kontrollit protesta e të rinjve në Durrës, teksa pranë filialit të Postës Shqiptare situata është tensionuar jashtë mase.

Teksa policia ka tentuar të arrestojë të rinjtë, disa prej tyre kanë vënë ‘poshtë’ një prej efektivëve’, ku për pasojë është dashur ndërhyrja e drtejtorit të Policisë së Durrësit i cili ua ka larguar nga duart protestuesve.

Si shihet dhe nga pamjet, protestuesit nuk kanë kursyer godinën e Bashkisë apo dhe të Postës Shqiptare, duke thyer xhamat me gurë.

Me thirrjet: ‘Rama jepe dorëheqjen’, të rinjtë kanë vijuar rezistencën përballë dhunës brutale të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco