Përshkallëzohet protesta e studentëve në Durrës, përplasje të forta fizike mes studentëve dhe policisë (VIDEO)
Protesta e studentëve në Durrës ka eskaluar në përplasje fizike. Nga pamjet duket një efektiv policie duke goditur me shkop gome një të ri.
Menjëherë pas kësaj, një grup i madh studentësh kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë të riut, i cili po goditej nga policia. Më pas, situata është përshkallëzuar në përplasje mes një grupi efektivësh policie dhe studentëve.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë protestës janë djegur kosha mbeturinash, ndërsa protestuesit kanë thyer derën e Prefekturës dhe kanë hyrë brenda godinës.
Dëme raportohet edhe në ambientet e jashtme të Bashkisë së Durrësit, ku janë djegur pemë.
Zhvillimet në Durrës vijnë në ditën e tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, të cilëve u janë bashkuar të rinj në disa qytete të vendit.
Përfshihet nga flakët një ndërtesë pranë Ministrisë së Arsimit
Rikthehen gjimnazistët dhe studentët te Ministria e Arsimit, hedhin gurë! Policia kundërpërgjigjet me ujë
Tensione në Shkodër, policia shoqëron protestuesit
- 12:52 Përfshihet nga flakët një ndërtesë pranë Ministrisë së Arsimit
- 12:41 Protesta e studentëve dhe e gjimnazistëve, reagon ministrja e Arsimit Kumbaro: Prindër fëmijët po përdoren për qëllime të errta
- 12:39 Rikthehen gjimnazistët dhe studentët te Ministria e Arsimit, hedhin gurë! Policia kundërpërgjigjet me ujë
- 12:31 Tensione në Shkodër, policia shoqëron protestuesit
- 12:27 Protesta e gjimnazistëve dhe studentëve në Durrës, digjen kosha dhe pemë! Thyhet dera e Prefekturës
- 12:26 Të rinjtë gjuajnë me gurë drejt policisë, hidhet gaz lotsjellës! Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit