Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

E rëndë në Elbasan/ Civilët me armë në brez arrestojnë të miturit në sy të eprorëve të Policisë

12:54, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një situatë e paprecedentë dhe tejert e rëndë ka ndodhur në Elbasan, aty ku gjimnazistët po protestojnë, njëjtë sikurse bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë e qytete të tjera të vendit.

Në videon e siguruar nga Syri, shihen qartë efektivë civilë, të cilët me armë në brez bëjnë arrestime të dhunshme të të miturve në sy të eprorëve të Policsë së Elbasanit.

Pamjet tregojnë disa civilë dhe efektivë me uniformë teksa marrin adoleshentin zvarrë, pavarësisht thirrjeve të këtij të fundit se është vetëm 15 vjeç.

Image

Protestat po zhvillohen thuajse në qytetet kryesore të vendit, me skena të dhunshme dhe arrestime brutale nga ana e policisë, e cila nuk ka kursyer shkopinjtë e gomës ndaj gjimnazistëve, madje dhe të miturve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco