
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe tetë shoqata të biznesit shprehën të enjten shqetësimin për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet, duke kërkuar mbrojtjen e sipërmarrjeve dhe respektimin e së drejtës për tubim paqësor.
Në një deklaratë të përbashkët, organizatat dënuan sulmet ndaj institucioneve publike, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të biznesit, duke paralajmëruar për pasojat e dëmeve mbi punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit.
“Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike. Pas çdo sipërmarrjeje qëndrojnë investime, vite pune, vende pune dhe familje që sigurojnë të ardhurat prej saj”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, përfaqësuesit e biznesit theksuan se e drejta për të protestuar është një liri themelore demokratike, e cila duhet të garantohet nga institucionet shtetërore.
“Qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, ndërsa institucionet kanë përgjegjësinë t’i dëgjojnë dhe t’u përgjigjen përmes dialogut dhe veprimeve konkrete”, theksohet në deklaratë.
Organizatat i kërkuan Policisë së Shtetit të marrë masa parandaluese për mbrojtjen e pronës dhe sigurisë publike, por nënvizuan se ndërhyrjet e saj duhet të jenë profesionale, proporcionale dhe në përputhje me ligjin.
Ato kërkuan gjithashtu identifikimin dhe ndëshkimin individual të autorëve të dhunës, duke kundërshtuar fajësimin kolektiv të qytetarëve që protestojnë paqësisht.
“Autorët e dhunës duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi individuale sipas ligjit, pa ia ngarkuar fajin kolektivisht çdo qytetari që ushtron paqësisht të drejtën e protestës”, thuhet në deklaratë.
Shoqatat u bënë thirrje organizatorëve të protestave dhe forcave politike të distancohen nga aktet e dhunës dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve. Ato kërkuan gjithashtu dokumentimin e dëmeve dhe bashkëpunimin e autoriteteve me sipërmarrjet e prekura.
Deklarata vjen pas përplasjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë gjatë tubimeve studentore në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me hedhjen e koktejve Molotov dhe sendeve të forta, dëmtimin e instituc






