Aktualitet Live From Tirana

“Të rinjtë nuk pranojnë një ‘kokë’ të protestës”/ Kristi Gongo raporton: Situata më e tensionuar se dje!

Nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, ka raportuar për situatën aktuale të protestës studentore e cila sot është në ditën e saj të tretë:

Situata është edhe më e tensionuar se ditën e djeshme dhe edhe më shumë sa ajo e ditë e parë që nisi shpërtimi dhe revolta, duke lënë sheshin përpara Kryeministrisë dhe duke përqendruar tek Ministria e Arsimit. Sot kemi në fakt një bojkot më të madh jo vetëm në fakultete, por tashmë është shtrirë edhe nëpër gjimnaze. Janë të rinj në moshën 18 vjeç, ata të cilët tashmë kanë lënë mësimin në një pjesë të konsiderueshme dhe kanë marshuar nëpër rrugët e Tiranës në grupime të ndryshme. Pra, është e vështirë të themi që janë një trup i vetëm në këtë protestë. Gjysma e rrugës së Durrësit është e bllokuar. Pjesa më e madhe e bizneseve janë të mbyllura dhe ndërkohë të rinjtë janë më janë ekspozuar pas një përplasje dhe tensioni që patën me uniformat blu. Është krijuar një kordon sigurie, i cili edhe lëviz ndryshe nga dita e djeshme ku ishin të pozicionuar vetëm te hyrja e Ministrisë së Arsimit dhe nga mbrapa saj.

Në fakt, për shkak edhe të shpërndarjes së gjerë në rrjetet sociale, në platformat digjitale është bërë thirrje që të mos mbetet vetëm në kryeqytet, por të shtrihet protesta dhe të nisë bojkoti edhe në qytete të ndryshme të vendit. Kemi parë në fakt edhe me raportimet që bëjnë korespondentët e Top Channel dhe gjithë informimin, qoftë në uebsajtin e Top Albania-s, por edhe në përgjithësi shohim që ka një lloj bashkimi, një lloj solidarizimi me atë që po ndodh në Tiranë dhe një shtrirje të protestës edhe në qytetet tjera të Shqipërisë. Megjithatë, duket se në këto momente kaosi më i madh është duke u përqendruar këtu në kryeqytet dhe realisht është një situatë e paprecedent dhe plani i të rinjve është i paparashikueshëm. Ku janë tani nuk janë pastaj. I shikojmë, nuk kanë një itinerar që ndjekin. Kanë në fokus institucione shtetërore, por kemi parë edhe gjithashtu një sulm që është bërë ndaj bizneseve private ndaj sipërmarrjeve të ndryshme.

Thonë që absolutisht nuk do bëjnë gabimet e brezave më të vjetër se ta edhe si ka funksionuar deri më tani, qoftë organizimi i një proteste apo duke qenë se një pjesë e njerëzve protestuesve që e nisën në ditën e parë këtu përpara Ministrisë së Arsimit ishte një vazhdimësi e asaj që ka ndodhur përpara sheshit të Kryeministrisë në atë lëvizje që e ka në fokus Flamingot. Duket se në këto momente të rinjtë nuk duan të kenë as megafon, as drejtues, as një kokë të protestës, por ajo që mund të themi është që nëse nuk mund të etiketojmë një lider, shohim që në rreshtin e parë të protestës dhe të ballafaqimit të këtij fronti lufte që është krijuar me uniformat blu janë një grup më aktiv dhe një grup të rinjsh që janë ata të cilët ndërmarrin edhe aktet më të forta në këtë protestë që kemi parë duke krijuar tensione të shumta gjatë këtyre tre ditëve tashmë, sepse dita e sotme ka nisur edhe shumë herët.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.