Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestuesit tentojnë të sulmojnë selinë e PS, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

    Policia e Shtetit reagon për protestat: Të miturit në vijën e parë të përplasjeve, apel prindërve të kontrollojnë ku ndodhen fëmijët

    Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e dy bizneseve, marrin fikësen e zjarrit dhe e hedhin në flakë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Policia e Shtetit reagon për protestat: Të miturit në vijën e parë të përplasjeve, apel prindërve të kontrollojnë ku ndodhen fëmijët
    Aktualitet

    Policia e Shtetit reagon për protestat: Të miturit në vijën e parë të përplasjeve, apel prindërve të kontrollojnë ku ndodhen fëmijët

    October 15, 2026
    Policia e Shtetit reagon për protestat: Të miturit në vijën e parë të përplasjeve, apel prindërve të kontrollojnë ku ndodhen fëmijët

    Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate lidhur me pjesëmarrjen e të miturve në protestat e ditëve të fundit, duke shprehur shqetësimin se një numër i konsiderueshëm fëmijësh janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj dhunës dhe përplasjeve me efektivët.

    Policia u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve të tyre dhe të mos lejojnë që ata të përfshihen në situata që rrezikojnë jetën dhe shëndetin.

    Sipas deklaratës, në disa raste të miturit janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes sendeve të forta, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

    Uniformat blu shprehin gjithashtu shqetësimin për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në përplasje për qëllime të caktuara, duke theksuar se çdo rast i dyshuar i nxitjes apo shfrytëzimit të fëmijëve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.

    Reagimi:

    DEKLARATË E POLICISË SË SHTETIT

    Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.

    Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.

    Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim.

    Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.

    Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë:

    Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

    Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.

    Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.

    Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.

    Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.

    Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre.

    Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara.

    Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije.

    Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.

    aktualitet apel për prindërit dhuna në protesta kronikë lajme nga Shqipëria lajme të fundit përplasje gjatë protestës pjesëmarrja e të miturve policia e shtetit prindërit dhe fëmijët protesta në Shqipëri Protesta në Tiranë reagimi i policisë rendi publik siguria e fëmijëve siguria publike të miturit në protesta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestuesit tentojnë të sulmojnë selinë e PS, policia i shpërndan me gaz lotsjellës

    October 15, 2026

    Policia e Shtetit reagon për protestat: Të miturit në vijën e parë të përplasjeve, apel prindërve të kontrollojnë ku ndodhen fëmijët

    October 15, 2026

    Përplasje në Rrugën e Durrësit, protestuesit thyejnë xhamat e dy bizneseve, marrin fikësen e zjarrit dhe e hedhin në flakë

    October 15, 2026

    Ukraina rifillon sulmet ndaj rafinerive ruse, pas armëpushimit energjetik të shpallur nga Trump, Zelensky: Mjaft më!

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.