Bizneset marrin masa për shkak të protestave, shihen duke u vënë qepena dyqaneve (VIDEO)

15 Tetor 2026 | 14:09

Vijon përshkallëzimi i protestës së studentëve në kryeqytet. Në zonën e Ish-Bllokut, biznese private kanë filluar të marrin masa mbrojtëse, duke vendosur qepena dhe duke “blinduar” ambientet e tyre tregtare.

Këto masa sigurie vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë orëve të fundit, ku disa të rinj kanë sulmuar dhe dëmtuar pronën private, si dhe disa objekte të institucioneve publike.

Për të parandaluar dëmtime të mëtejshme materiale, bizneset kanë pezulluar aktivitetin dhe po marrin masa. Ndërkohë, në terren ndodhen forca të shumta të Policisë së Shtetit për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta përfshin Kukësin, të rinjtë mblidhen para Bashkisë në shenjë solidariteti me Tiranën

Edhe në qytetin e Kukësit po zhvillohet protesta në kuadër të thirrjes për bojkotimin e mësimit dhe në shenjë solidariteti me protestuesit në Tiranë. Pas...
13:49 | 15/10/2026

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, humb jetën 26-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në Pogradec. Aksidenti mësohet është regjistruar në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Starovë....
13:42 | 15/10/2026

Tensione dhe përplasje te selia e PS, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Sërish janë regjistruar tensione në qendër të Tiranës. Policia ka tentuar të shpërndajë protestuesit duke hedhur gaz lotsjellës. Kjo masë e policisë erdhi pasi protestuesit...
13:32 | 15/10/2026