Dhoma e Tregtisë në Tiranë: Bizneset nuk duhet të bëhen shënjestër e tensioneve politike

15 Tetor 2026 | 14:47

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka reaguar për aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në kryeqytet, duke dënuar sulmet ndaj institucioneve, bankave, qendrave tregtare dhe objekteve të biznesit.

Në reagimin e saj, Dhoma thekson se protesta paqësore është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike, por nënvizon se asnjë pakënaqësi apo përplasje politike nuk mund të justifikojë dhunën, zjarrvënien dhe vandalizmin.

“Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike”, thuhet në reagim, ku theksohet se pas çdo sipërmarrjeje qëndrojnë investime, vende pune dhe familje që sigurojnë të ardhurat prej saj.

Sipas Dhomës së Tregtisë, dëmtimi i bizneseve prek jo vetëm pronarët, por edhe punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit, ndërsa shkatërrimi i pronës publike rëndon mbi të gjithë taksapaguesit.

Në përfundim, Dhoma i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa konkrete për parandalimin e akteve të dhunës, forcimin e sigurisë në zonat e rrezikuara dhe ndërhyrjen në kohë për mbrojtjen e jetës dhe pronës publike e private.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon pas 5 orësh protesta në Korçë mes tensioneve dhe përplasjeve, mbi 20 të rinj të shoqëruar

Pas rreth pesë orësh tensione dhe përplasjesh, protesta në qytetin e Korçës ka përfunduar. Tubimi u karakterizua nga pjesëmarrje masive, ku krahas gjimnazistëve, iu bashkuan...
14:35 | 15/10/2026

Protesta studentore në Durrës, 5 policë të plagosur dhe mbi 10 të shoqëruar

Protesta studentore në Durrës vijon, ndërsa deri më tani raportohet se janë shoqëruar mbi 10 persona. Sipas raportimeve, nga përplasjet gjatë protestës kanë mbetur të...
14:31 | 15/10/2026

Policia apel prindërve pas protestave: Mos lejoni që fëmijët të gjenden mes përplasjeve

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje prindërve të tregojnë kujdes për fëmijët e tyre, pas pjesëmarrjes së një numri të konsiderueshëm të miturish në...
14:25 | 15/10/2026