Protestuesit kanë përshkallëzuar protestën në qendër të Tiranës.
Të rinjtë kanë thyer xhamat e një banke të nivelit të dytë në kryqëzimin e 9 katsheve.
Policia më pas ndërhyri me dhunë duke arrestuar një të ri, teksa e morën zvarrë dhe e shkelmuan në tokë.
Sakaq, turma u shpërnda me gaz lotsjellës dhe ujë.













