Plagoset rëndë komandanti i forcave të rendit, Rama dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Revolta studentore, e cila prej kësaj të enjte është shtrirë edhe në disa qytete, ka përplasur protestuesit me forcat e Policisë së Shtetit.
Komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Rama, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u godit me gur në kokë gjatë protestës së zhvilluar përpara ambienteve të Policisë Vendore të Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, efektivi i policisë ka marrë një plagë të rëndë në kokë, duke bërë që gjendja e tij shëndetësore të paraqitet shqetësuese. Për shkak të dëmtimit të pësuar dhe rrezikut për jetën, Rama është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku pritet të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.
Ngjarja ndodhi gjatë protestës, ku përballë ambienteve të Policisë Vendore të Shkodrës pati tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në këto rrethana, komandanti Fasli Rama u godit me gur në kokë, duke mbetur i plagosur rëndë.
Dërgimi i tij drejt Tiranës është kryer për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe nevojës për ndërhyrje të specializuar.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10127

