Partia Socialiste ka reaguar pas protestës së dhunshme, në disa qytete të vendit.
Në protestat e zhvilluara janë regjistruar akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.
Në reagim thuhet se të gjithë personat përgjegjës për aktet e dhunës dhe dëmtimet do të përballen me ligjin.
“Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë sigurisht që do të paguajë. Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas.
Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës. E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, thuhet në reagimin e publikuar nga PS.







Komente
Komento