Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhuna gjatë protestës, Skënder Hita: Policia nuk tërhiqet, çdo veprim i paligjshëm do të përballet me ligjin

    Protestat e dhunshme në vend, pezullohet transporti publik në Tiranë për sot: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

    Në gjendje të rëndë shëndetësore pas goditjes me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dhuna gjatë protestës, Skënder Hita: Policia nuk tërhiqet, çdo veprim i paligjshëm do të përballet me ligjin
    Aktualitet

    Dhuna gjatë protestës, Skënder Hita: Policia nuk tërhiqet, çdo veprim i paligjshëm do të përballet me ligjin

    October 15, 2026

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka reaguar lidhur me përplasjet e dhunshme gjatë protestës, duke u bërë thirrje efektivëve të veprojnë me përmbajtje dhe vendosmëri, ndërsa theksoi se çdo akt dhune do të trajtohet në përputhje me ligjin.

    Hita deklaroi se punonjësit e policisë kanë mbështetjen e tij dhe të qeverisë shqiptare në ushtrimin e detyrës, por u kërkoi të shmangin provokimet dhe të mos tejkalojnë kompetencat e tyre.

    “Në këtë përballje me dhunë keni mbështetjen time dhe të qeverisë shqiptare për çdo veprim. Çdo dhunë ndaj policisë ka dëmtuar institucionet, pronën publike dhe private. Do të përballet me ligjin. Çdo biznes do të marrë dëmshpërblim”, u shpreh Hita.

    Ai nënvizoi se përgjegjësia për veprimet e kundërligjshme është individuale, ndërsa paralajmëroi se dhuna rrezikon jetën e qytetarëve dhe dëmton institucionet.

    “Veproni me përmbajtje dhe vendosmëri, mos u provokoni dhe mos u tërhiqni nga bërja e detyrës. Përgjegjësia është individuale, do të përballeni me ligjin. Ndaloni dhunën, çdo dhunë rrezikon jetën e qytetarëve”, deklaroi drejtori i Policisë së Shtetit.

    Duke iu referuar të drejtës për protestë, Hita theksoi se ajo duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe brenda kufijve të ligjit. Sipas tij, policia do të vijojë të mbrojë institucionet dhe të zbatojë ligjin përballë akteve të dhunës.

    “Policia nuk tërhiqet përballë dhunës, ligji do të zbatohet, institucionet do të mbrohen”, u shpreh ai.

    Në përfundim, Hita e cilësoi situatën si një rast të dhunës së vazhdueshme ndaj policisë, duke theksuar se përballja me akte të tilla duhet të bëhet në përputhje me parimin e proporcionalitetit.

    “Ka tejkaluar çdo veprim, dhunë e tejskajshme në qytet. Nga dhuna duhet të distancohemi”, përfundoi Skënder Hita.

    policia Skender Hita
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhuna gjatë protestës, Skënder Hita: Policia nuk tërhiqet, çdo veprim i paligjshëm do të përballet me ligjin

    October 15, 2026

    Protestat e dhunshme në vend, pezullohet transporti publik në Tiranë për sot: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

    October 15, 2026

    Në gjendje të rëndë shëndetësore pas goditjes me gur në kokë, komandanti i forcave të rendit në Shkodër dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

    October 15, 2026

    DEKLARATË URGJENTE/ Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar: Ndalni dhunën, po dëmtoni Shqipërinë!

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.