Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

VIDEO/ Berisha-Ramës: Asnjë provokacion, si ai i Shkodrës, nuk do të lëkundë mbështetjen e PD për studentët

16:09, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.

Në deklaratën për mediat, Berisha u shpreh se, provokacionet ndaj Partisë Demokratike, përfshirë atë në Shkodër, nuk do të ndikojnë në mbështetjen e opozitës për protestën studentore.

Lideri demokrat, Sali Berisha, shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: ‘Studentët do fitojnë.’

Deklarata e Kryetarit të PD, Sali Berisha:

Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore.

Mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco