Në mars të vitit 2018, kryeministri Edi Rama me arrogancë ironizonte paralajmërimet për protesta kundër qeverisë, duke shprehur bindjen se kërcënimet për ngritjen e popullit nuk do të përktheheshin në reagim qytetar.
Gjatë një seance në Kuvend, Rama deklaronte se opozita nuk mund të bllokonte apo të pengonte asgjë, duke iu referuar me ironi paralajmërimeve se qytetarët mund të ngriheshin në protestë.
“Nuk mund dot jut të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër pastaj me këto kërcënimet “jo po do ngrihen këta”, “jo po do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri thirri të ngrihet ai i shkreti kokulur nuk të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni se ua thotë ai” – shprehej Rama në atë kohë.
Situata duket krejt ndryshe sot, kur qytetarët po e shprehin pakënaqësinë e tyre përmes protestave masive ndërsa Rama që deri dje e konsideronte veten “Luan” sot i shmanget daljeve publike.
Zëri i qytetarëve, studentëve dhe gjimnazistëve po dëgjohet në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e qeverisë së Ramës.













