Begaj reagon për protestat: Dhuna nuk është zgjidhje, bëj thirrje për dialog dhe qetësi

15 Tetor 2026 | 17:16

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të protestave në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe duke bërë thirrje për qetësi, maturi dhe dialog.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, kreu i shtetit thekson se çdo zë meriton të dëgjohet, veçanërisht ai i të rinjve, por nënvizon se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje.

Begaj u ka bërë thirrje protestuesve dhe të gjithë aktorëve të përfshirë të shmangin përplasjet, të ruajnë stabilitetin e vendit dhe të angazhohen në dialog në interes të Shqipërisë.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. 

Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim. 

Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon  bashkëjetesën demokratike. 

Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues. 

Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi  sikurse i bëj thirrje  aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Bizneset në Evropë të kërcënuara si kurrë më parë

Sipas një raporti të bërë nga Euronews , shkalla e kërcënimeve kibernetike që ndikojnë në bizneset e Evropës është e shumëfishtë. Sipas një ankete të...
17:06 | 15/10/2026

MSH: 14 të lënduar gjatë protestës, 8 efektivë policie dhe 4 protestues marrin ende trajtim mjekësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka dhënë informacionin më të fundit mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës. Sipas njoftimit zyrtar, në...
16:35 | 15/10/2026

Protestuesit qëllojnë me gurë Kryeministrinë, policia hedh ujë drejt tyre

Në formë simbolike për të qenë në vijën e parë të policisë ka qëndruar një i ri, i cili sipas raportimit të gazetares Eksiola Shehu,...
15:53 | 15/10/2026