Albana Koçiu reagon për protestën në Tiranë: Të rinjtë të mos përdoren për beteja politike

15 Tetor 2026 | 17:17

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar sërish për protestën që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, duke bërë thirrje që të rinjtë dhe të miturit të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos përdoren për beteja politike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar shqetësuese situatën e krijuar në rrugët e kryeqytetit, veçanërisht për shkak të pranisë së të rinjve dhe të miturve në skenat e dhunës.

Zëvendëskryeministrja thekson se asnjë përplasje politike nuk duhet të vihet mbi sigurinë e të miturve dhe se çdo prind dëshiron që fëmija i tij të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

“Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë kemi të njëjtin shqetësim: sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

Pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës janë shqetësuese, sidomos kur mes tyre shohim të rinj dhe të mitur.

Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të shprehen dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë. Por askush nuk duhet t’i përfshijë në dhunë apo t’i përdorë për beteja politike.

Në fund të ditës, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi.

Asnjë betejë politike nuk vlen më shumë se jeta, siguria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë”, shkruan Koçiu në Facebook.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turma e protestuesve marshon drejt Rrugës së Elbasanit, policia i zmbraps me gaz lotsjellës

Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për të zmbrapsur një turmë të madhe protestuesish në Rrugën e Elbasanit Protestuesit janë ndalur te një bankë e...
16:56 | 15/10/2026

Protestuesit thyejnë dyert dhe xhamat e një banke në Tiranë, nxjerrin dokumentet jashtë (VIDEO)

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa një grup protestuesish janë pozicionuar në rrugën e Elbasanit. Gjatë marshimit në këtë rrugë, disa prej tyre kanë thyer dyert...
16:54 | 15/10/2026

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për protestat në Tiranë: Shmangni demonstratat dhe tregoni kujdes

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reagoi sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së enjtes gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të...
16:48 | 15/10/2026