Përdorimi masiv i gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera të rënda nga forcat e policisë ka shkaktuar një tjetër incident të rëndë me pasojë lëndimin e qytetarëve.
Një e re pjesëmarrëse në protestë është goditur drejtpërdrejt në fytyrë dhe është gjakosur gjatë protestës.
Për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje kritike.














