Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Egnatia për një natë historike në Europë, Dede zbulon formacionin kundër Midtjylland

Egnatia për një natë historike në Europë, Dede zbulon formacionin kundër Midtjylland

17:41, 15/10/2026

Egnatia zbret sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të historisë së saj, teksa përballet me danezët e Midtjylland në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Përballja europiane vjen pas një sërë vështirësish dhe peripecish, që kanë shoqëruar organizimin e saj. Situata e krijuar në vend dhe protestat studentore detyruan organizatorët të ndryshonin planet fillestare, duke e zhvendosur ndeshjen nga Tirana në Elbasan, në mënyrë që gjithçka të zhvillohej sipas programit.

Pavarësisht këtyre pengesave, rrogozhinasit janë gati për të provuar forcat ndaj një kundërshtari të fortë, me synimin për të bërë një paraqitje sa më pozitive në këtë aventurë europiane.

Egnatia do të drejtohet nga Nevil Dede, i cili ka vendosur të zgjedhë një formacion me prirje sulmuese për këtë takim. Tekniku u ka besuar nga minuta e parë futbollistëve si Loukili, Albaneze, Gruda dhe Adjesa, duke treguar se skuadra do të kërkojë të jetë konkurruese dhe të shfrytëzojë mundësitë për të rrezikuar portën kundërshtare.

Për Egnatian, kjo është një mundësi e rëndësishme për të lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Përballë një ekipi si Midtjylland, çdo detaj mund të bëjë diferencën, por skuadra shqiptare do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të nisë me rezultat pozitiv këtë rrugëtim europian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco