AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike

Kryeministri e ka përjashtuar dorëheqjen si opsion, ndërsa analistët argumentojnë për nevojën e një zgjidhje politike që të ndalet përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.

Blerina GjokaBlerina GjokangaBlerina Gjoka
7 minutes më parë
në Analiza, Artikull kryesor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më 13 mars 2026. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes të gjitha rrugët e Tiranës u pushtuan nga të rinj studentë dhe nxënës të gjimnazeve që bojkotuan mësimin për të dalë në protesta kundër qeverisë. Atyre iu bashkuan dhe nxënës të shkollave të mesme nga qyteti i Kamzës, ndërsa revolta u shpërnda në shumë qytete të tjera të vendit.

Demonstruesit u përplasën me forcat policore që u përpoqën të shpërndanin turmën me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Në disa sheshe të Tiranës dhe nga qytete si Shkodra, Durrësi e Korça u përhapën në media dhe rrjetet sociale pamjet e konfrontimeve mes të rinjve dhe policisë dhe aktet e dhunës ndaj objekteve publike dhe bizneseve.

Kërkesa kryesore e protestave është dorëheqja e Edi Ramës, ndërsa të rinjtë pjesëmarrës artikulojnë kërkesat e tyre për një arsim më cilësor, kushte më të mira jetese dhe mundësi punësimi.

Por, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe asnjë masë për daljen nga kriza që ka përfshirë vendin pas përshkallëzimit të protestave paqësore që vijonin prej 4 muajsh në një revoltë të dhunshme në tre ditët e fundit.

Kryeministria nuk i dha përgjigje BIRN-it nëse kryeministri ka konsideruar të japë dorëheqjen si akt për zgjidhjen e krizës, por në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters ai tha se nuk e konsideronte dorëheqjen si opsion.

“Përgjegjësia ime është të dëgjoj, të trajtoj shqetësimet e arsyeshme dhe ta mbaj Shqipërinë në rrugën përpara. Çdo alternativë tjetër do të ishte një tradhti ndaj shqiptarëve, të cilët më dhanë një mandat të fortë për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian,” tha Rama për Reuters.

Më herët në një video të regjistruar në një ambient të djegur pranë kryeministrisë gjatë të mërkurës Rama fajësoi opozitën për aktet e dhunës dhe paralajmëroi se personat përgjegjës për sulmet ndaj institucioneve do të përballen me ligjin.

Për analistë të politikës përshkallëzimi i protestave ka prodhuar një krizë që kërkon një zgjidhje politike, ndërsa mungesa e një reflektimi nga ana e kryeministrit sipas tyre do të çojë në thellimin e kësaj krize deri në një përplasje civile.

Në një deklaratë publike “Forumi i Dialogut Politik”, një nismë e krijuar nga një grup intelektualësh, ekspertësh dhe figurash publike, bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhje politike.

“Qeveria vijon të reagojë ndaj krizës përmes injorimit të arsyeve të krizës dhe prodhimin e propagandës që nuk e beson më askush. Kjo propagandë po drejton vëmendjen te pasojat anësore të revoltës dhe jo te arsyet rrënjësore të saj”- thuhet në deklaratën e këtij forumi.

Duke shprehur solidaritet me kërkesat e studentëve dhe qytetarëve ky forum propozon krimin e një qeverie kujdestare me mandat të kufizuar për përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe vijimin e procesit të integrimit, ndryshimin e kodit zgjedhor dhe miratimin e një kodi të ri që pasqyron nevojat përfaqësuese të shqiptareve dhe zgjedhje të parakohshme brenda vitit.

“Një sistem i ri duhet të çlirojë shtetin nga partia dhe të çlirojë ekonominë nga politika”- përfundon deklarata.

Një prej themeluesve të këtij forumi, pedagogu i Shkencave Politike, Ermal Hasimja, i tha BIRN-it se kriza që po përjeton vetëm “ka vetëm zgjidhje politike” duke nënkuptuar dorëheqjen e kryeministrit.

“Nuk zgjidhet me policë dhe as me marifete PR-i siç tenton gjithmonë t’i shmangë krizat Rama”, tha ai, duke shtuar se “natyrisht Rama nuk do të pranojë të japë dorëheqjen dhe rrjedhimisht kriza do të thellohet”.

Sipas tij, edhe nëse Rama ia del ta ftohë këtë protestë, jo shumë më vonë do të ndizet ndonjë tjetër, sepse arsyet thelbësore mbeten të pazgjidhura.

Të njëjtin qëndrim ndanë dhe analisti Andri Nurellari që argumenton se trajtimi i protestës vetëm si problem i rendit publik dhe përdorimi i tepruar i forcës policore mund të thellojnë tensionet, të radikalizojnë të rinjtë dhe ta zgjerojnë pakënaqësinë në shoqëri.

“Mund ta shpërndash një protestë me gaz lotsjellës, por nuk mund ta zhdukësh me gaz problemin që e ka shkaktuar”, tha ai për BIRN, duke shtuar se situata është në thelb “një krizë politike, besimi dhe përfaqësimi” dhe si e tillë kërkon “zgjidhje politike dhe marrje përgjegjësie nga qeveria”.

Nurellari sugjeron marrjen e tre hapave konkretë nga qeveria; “shtensionim dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët, shmangie e dhunës, respektim i pronës private, proporcionalitet në ndërhyrjet policore dhe përgjegjësi individuale për incidentet, pa ndëshkim kolektiv;  marrje e përgjegjësisë politike nga qeveria, përmes hetimit të abuzimeve, dëgjimit të kërkesave dhe përgjigjeve konkrete ndaj pakënaqësive dhe së treti, hapjen e rrugës për një zgjidhje politike dhe institucionale, përmes dialogut, llogaridhënies dhe mekanizmave demokratikë që rikthejnë besimin dhe legjitimitetin”.

“Sa më gjatë të vonojë përgjigjja politike, aq më shumë rrezikon të thellohet kriza, të radikalizohet rinia dhe të zgjerohet revolta”, parashikon ai.

Edhe për gazetarin Armand Shkullaku ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është dorëheqja e kryeministrit dhe nëse kjo nuk ndodh, sipas tij “vendi do të përballet me pasoja dhe më të rënda”.

“Nëse sot dorëheqja e Ramës do ta mbyllte historinë me disa godina të djegura e me disa civilë të plagosur, mbajta e pushtetit me çdo çmim mund ta çojë vendin në një konflikt social”, tha ai për BIRN.

Në lidhje me aktorë të tjerë që mund të ndikojnë tek zgjidhja e krizës, Shkullaku apelon që çdo qëndrim nga mediat, bizneset, shoqëria civile dhe faktorët ndërkombëtarë nuk duhet të fokusohet vetëm tek dënimi i dhunës, por tek shkaqet që e kanë prodhuar krizën.

“Pengmarrja e vendit”

Që nga ardhja në pushtet në vitin 2013 Edi Rama ka krijuar ‘kultin e individit’ në Partinë Socialiste dhe përqendrimin e pushteteve në një dorë si kryeministër, ndërsa institucionet e tjera demokratike kanë ardhur duke u dobësuar gjatë qeverisjes së tij.

Edhe zemërimi popullor i protestave është drejtuar drejt emrit të tij.

Prej muajsh Rama ka zgjedhur t’i injorojë kërkesat e protestuesve, duke e trajtuar krizën si një krizë komunikimi dhe duke u mbështetur tek propaganda me platforma të reja komunikimi, si ajo e ‘pranisë besnike’ apo “pasqyrAlbania”.

Edhe kur këto protesta u kthyen në përplasje të dhunshme, në vend të një reflektimi politik, ai ka vijuar të fajësojë kundërshtarët  politikë dhe të paralajmërojë ndëshkime për personat përgjegjës për aktet e dhunës.

Shkullaku është pesimist për një zgjidhje politike që do të vinte nga Kryeministri.

“Sigurisht që Rama mund ta ketë menduar dorëheqjen, qoftë tani apo më parë kur ironizonte protestat paqësore, por për të është vonë, dhe ai këtë gjë e di”, argumenton ai duke shtuar se kjo vonesë lidhet me “ngritjen e pushtetit të tij mbi abuzimin dhe krimin”.

“Duke e ditur që fundi është ose burgu, ose largimi nga Shqipëria, ai do të qëndrojë deri në fund, duke i shkaktuar katastrofën tjetër vendit, përplasjen civile”, parashikon Shkullaku, duke e konsideruar sjelljen e Ramës si një ‘pengmarrje të vendit’.

Po ashtu, sipas tij, kryeministri nuk do të japë dorëheqjen pasi si një akt demokratik nuk i përshtatet sjelljes së tij politike.

“Një njeri që s’ka njohur asnjë rregull demokratik në jetën e vet nuk mund të bëhet i tillë në fund”- përfundon Shkullaku.

Tjetri
whatsapp image 2026 10 15 at 4.06.30 pm

Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm

whatsapp image 2026 10 15 at 4.06.30 pm

Hita: Protestat studentore, të organizuara nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm

17:48 | 15/10/2026
Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike

17:42 | 15/10/2026
ilir meta ne gjkko

GJKKO cakton avokatë të Ndihmës Juridike Falas edhe për Ilir Metën e Monika Kryemadhin

13:30 | 15/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 7.22.34 pm (1)

Shoqatat e biznesit dënojnë dhunën në protesta

12:53 | 15/10/2026
whatsapp image 2026 10 14 at 3.33.57 pm (1)

Pas Tiranës, studentë e gjimnazistë po protestojnë edhe në qytete të tjera

12:39 | 15/10/2026
eeab7a74 b1e6 4334 9d77 512b8bd118ff

Shoqata e Bankave dënon dëmtimin e institucioneve financiare gjatë protestave në Tiranë

11:22 | 15/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.