Lajmi i fundit

Dita e 3-të e protestës, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës në mbarë Shqipërinë

Kush e dogji Kolegjin e Evropës? Ish-zv/ministri i Ramës dyshon te policia, zyra evropiane nuk jep koment

Kush e dogji Kolegjin e Evropës? Ish-zv/ministri i Ramës dyshon te policia, zyra evropiane nuk jep koment

18:13, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kush e dogji në të vërtetë zyrën e Kolegjit të Evropës në Tiranë?

Edi Rama e nisi ditën duke bërë propagandë nga kjo zyrë e vendosur në hapësirën përpara Piramidës.

Ai akuzoi opozitën duke thënë se qëndron pas shkatërrimit. Sipas tij, një gjë e tillë nuk është bërë nga studentët.

Por ish-zëvendësministri i Arsimit gjatë qeverisë Rama, Oltion Rrumbullaku, hedh dyshime se fajin për këtë akt e ka policia.

“Është çdo gjë aq fiktive në qeverisjen e narko-ramiut, sa edhe kioskën e Kolegjit të Evropës, një nga 10 kioskat rrotull Piramidës, ja vunë zjarrin pas largimit me dhunë të protestuesve. 4-5 zjarrfikëse rrotull Kryeministrisë dhe asnjë nuk çonin aty, derisa rrezikuan pemët Pse? Sepse duhej të bënte videon e propagandës sikur atë kioskë e dogjën protestuesit,” shkruan Rrumbullaku, duke postuar edhe një mesazh në anglisht për përfaqësuesit e BE-së.

Ndërkohë portali Politico publikoi së fundmi një shkrim për këtë akt të rëndë.

Portali thekson se Kolegji i Evropës nuk i është përgjigjur kërkesës për një koment.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco