Tensione dhe akte dhune janë regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit i kanë vënë flakën një kioske.
Siç shihet edhe në pamje, zjarri ka përfshirë kioskën, ndërsa re të zeza tymi kanë mbuluar zonën përreth.
Ngjarja vjen në kuadër të protestës së studentëve, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e rënduar, pasi të rinjtë protestuese janë shpërndarë në gjithë qytetin.















