Një incident shqetësues është regjistruar në rrugët e Tiranës, ku një student është kapur me forcë nga persona me rroba civile dhe është futur në një furgon pa logo policie.
Pamjet tregojnë momentin kur personat e paidentifikuar ndërhyjnë ndaj të riut dhe e marrin me forcë nga rruga, ndërkohë që brenda furgonit pa logon të policisë, dallohet edhe një femër.
Ngjarja vjen në ditën e tretë të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa të rinjtë vijojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.
Identiteti i personave që ndërhynë dhe rrethanat e plota të shoqërimit të studentit janë shqetësuese dhe institucionet e drejtësisë duhet të përgjigjen menjëherë për atë që po ndodh me sulmin barbar nga narkopolicët e Edi Ramës ndaj të rinjve studentë.
© SYRI.net