Gazetari Bledian Koka denoncoi në SYRI TV dhunën e pretenduar ndaj të rinjve të shoqëruar nga policia gjatë protestave studentore. I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon, ai tha se kishte dëshmi personale për një nga të shoqëruarit dhe pretendoi se të rinjtë dhunohen në tualetet e komisariateve, larg kamerave të sigurisë.
“I marrin edhe nuk i dhunojnë në ambientet e komisariatit ku ka kamera, por i çojnë në banjot e komisariateve. Dhe aty i dhunojnë barbarisht, duke i qëlluar kryesisht në pjesët e trupit, me qëllim që dhuna të ushtrohet, por të mos mbeten gjurmë”, deklaroi Koka.
Ai theksoi se bëhet fjalë për të rinj që janë përfshirë në protestat e ditëve të fundit, ndërsa paralajmëroi se presioni dhe dhuna ndaj tyre mund të sjellin pasoja të rënda.
‘Duhet të kenë parasysh që edhe prindërit, do të ushtrohet presion maksimal në momentin që bëhet shoqërimi i fëmijëve të tyre. Do të ushtrohet presion maksimal tek komisariatet, sepse po e thoja dhe pak më herët, e kam dëshmi personale të një prej të shoqëruarve ditën e djeshme.
I marrin edhe nuk i dhunojnë në ambientet e komisariatit ku ka kamera, por i çojnë në banjot e komisariateve. Dhe aty i dhunojnë barbarisht duke i qëlluar kryesisht në pjesët e trupit, me qëllim që, domethënë, dhuna të ushtrohet por mos të ngelen gjurmë. Dhe sigurisht që nëse aty do të kishte, punonjës të Avokatit të Popullit, që sigurisht është avokati i Partisë Socialiste, se nuk është Avokati i Popullit.
Patjetër që po, po duhet të jenë aty, duhet të jenë aty shembëllsi që të... sepse ka dhe një gjë, duhet të kemi parasysh që situata të kësaj natyre bëjnë që shumicë, shumë oficerë policie edhe ta humbin toruan.
Edhe ndoshta e rrisin dozën e asaj që është presioni për t'i detyruar të rinjtë që të mos dalin më. Pra, kjo gjëja, domethënë kufiri është shumë i hollë që të kalojmë në një tragjedi. Dhe nëse kalohet në tragjedi pastaj, këtu e pësojmë të gjithë. Këtu e pësojmë të gjithë!
Dhe ky është alarmi, dhe ky është kujdesi që duhet bërë. Pra sigurisht që ne e kuptojmë protestën, proporcionalitetin dhe shproporcionalitetin, por dhuna barbare në komisariate, në banjot e komisariateve është e dënueshme, aq më tepër që po flasim për të rinj. Po flasim për të rinj!’, u shpreh gazetari Bledian Koka në SYRI TV.
© SYRI.net
VIDEO/ Civilë të paidentifikuar shoqërojnë dhe dhunojnë të miturin/ Fotoreporteri i SYRI-t ndalohet gjatë regjistrimit
VIDEO-‘Janë regjistruar biseda të djalit të biznesmenit’/ Prençi: Rama po tenton të blejë protestën
Nga spitali në shesh me fëmijët/ Protestuesi me fraktura: Mi bëri FNSH. Nuk na përzënë dot qelbësirat, do mbrojmë Shqipërinë