Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses

15 Tetor 2026 | 19:25

Aktivistja Eva Pango, e cila po merr trajtim mjekësor, për momentin nuk paraqet indikacion për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas informacionit mjekësor, gjendja e saj do të ndiqet në dinamikë nga ekipi i neurokirurgëve, të cilët do të vendosin për një ndërhyrje të mundshme në varësi të ecurisë klinike.

Aktivistja u lëndua gjatë protestës nga bombula e gazit lotsjellës nga ku pësoi gjakderdhje dhe menjëherë u dërgua në spital.

Ndërkohë, nga ana tjetër operacioni i efektivit të Policisë në Shkodër ka përfunduar me sukses.

Ai u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë vendore të Shkodrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë tensionet  në protestë, digjen një kioskë tjetër në bulevard (VIDEO)

Vijon të jetë e tensionuar protesta e nisur në kryeqytet mëngjesin e së enjtes. Protestuesit janë grumbulluar në orët e mbrëmjes përgjatë bulevardit dëshmorët e...
19:25 | 15/10/2026

Tensione në Tiranë, protestuesit rikthehen në bulevard dhe qëllojnë policinë, efektivët tërhiqen (VIDEO)

Pasi policia i shpërndau me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit janë rikthyer sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë nisur të sulmojnë efektivët me...
19:02 | 15/10/2026

OSBE reagon për protestat në Shqipëri: Nevojitet qetësi dhe dialog, jemi të gatshëm të ndihmojmë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas protestave të ditëve të fundit, duke mbështetur thirrjen...
18:59 | 15/10/2026