Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997
Dy mina janë zbuluar pasditen e sotme në hyrje të një pallati katërkatësh në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, pranë zonës së Aleksandrisë. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë konstatuar municionet dhe kanë njoftuar Policinë, pas amortizimit të murit ku dyshohet se ishin vendosur prej shumë vitesh.
Sipas të dhënave paraprake, minat ndodheshin brenda murit, pranë një sahati të energjisë elektrike. Pas marrjes së njoftimit, efektivët e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë siguruar perimetrin dhe kanë pritur ndërhyrjen e forcave xheniere.
Me ndihmën e specialistëve xhenierë, dy minat janë larguar nga pallati, duke shmangur rrezikun për banorët e zonës. Dyshohet se municionet i përkasin vitit 1997, ndërsa rrethanat e vendosjes së tyre mbeten për t’u sqaruar.
A do të krijojnë një forcë të re politike? Studentja Emi Meçani tregon kërkesat e protestuesve
“Rama do e përdorë dhunën e protestës”, Hasimja: Zgjidhja është të dorëhiqet!
QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor
- 19:46 A do të krijojnë një forcë të re politike? Studentja Emi Meçani tregon kërkesat e protestuesve
- 19:42 “Rama do e përdorë dhunën e protestës”, Hasimja: Zgjidhja është të dorëhiqet!
- 19:35 Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA
- 19:33 QSUT përditëson gjendjen e të lënduarve nga protesta: 26 persona të trajtuar, dy efektivë nën kujdesin mjekësor
- 19:25 Aktivistja e lënduar në protestë nuk do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirugjikale, efektivi i Shkodrës operohet me sukses
- 19:25 Vijojnë tensionet në protestë, digjen një kioskë tjetër në bulevard (VIDEO)