Pamje të rënda nga terrori i narkopolicisë së Ramës në qytet. Në video shihen makinat e forcave operacionale, me efektivë të maskuar në fytyrë dhe të armatosur me shkopinj gome, që lëvizin në mes të rrugës dhe u vihen pas qytetarëve me shenja të gazit lotsjellës, duke tentuar t’i kapin e t’i mberthejnë me forcë.
Prania e efektivëve të maskuar dhe lëvizjet e makinave të policisë në rrugë krijojnë panik, duke trembur edhe qytetarët e rastësishëm që kalojnë në zonë.
© SYRI.net