Rasti i trajtuar këtë të enjte, më 15 tetor, në emisionin “Stop”, lidhet me qytetaren Katerina Prifti, pronare e një dyqani në zonën e ish-Aviacionit në Tiranë. Ajo është ankuar për qiramarrësen e saj, Lindita Luftija, apo Linda Kalemi, e cila nuk pranon të lirojë objektin, edhe pse kontrata e qirasë ka përfunduar.
Në shtator të vitit 2025, pronarja ia kishte dhënë ambientin me qira për një vit, kundrejt pagesës prej 400 mijë lekësh, me afat përfundimtar më 30 gusht 2026. Por, sipas denoncueses, përfundimi i kontratës nuk është shoqëruar me lirimin e pronës.
Katerina Prifti pretendon, se qiramarrësja vonohej vazhdimisht në pagesa dhe nuk shlyente as faturat e ujit dhe të energjisë elektrike. Pasi i kërkoi të largohej nga ambienti, ajo thotë, se nuk arriti të zgjidhte situatën dhe iu drejtua Komisariatit nr. 2 për të denoncuar rastin.
Punonjësi i policisë, Dëfrim Leka, konfirmoi, se ishte në dijeni të çështjes dhe se kishte një kallëzim, ndërsa bëri me dije, se çështja kishte shkuar në prokurori.
Pas disa tentativash, “Stop” arriti të kontaktonte me Lindita Luftijan, por ajo pretendoi, se po kërcënohej dhe paralajmëroi, se do ta çonte çështjen në gjykatë. Edhe gjatë takimit ballë për ballë me gazetaren, qiramarrësja iu referua një neni të kontratës për rinovimin dhe pretendoi, se kishte ngritur padi ndaj saj.
Ndërkohë, pronarja Katerina Prifti kërkon të rimarrë në posedim pronën e saj pas përfundimit të afatit kontraktor.
———————–
Qytetarja Katerina Prifti:
-Të ka parë ty!
-Të thashë unë, s’të del ajo! Është e pamundur…ajo më fshiheshe mua, jam në Turqi thoshte, ishte këtu, kur i kërkoja pagesat atëherë. Boooo, ç’më gjeti..!
Specialisti i zonës Dëfrim Leka:
-Erdha tek banesa e zonjës Lindita, nuk ka njeri tek banesa. Po pyes komshinjtë, nuk është parë në zonë.
Qiramarrësja Lindita Lutfija:
-Juve më fal…!
-E nderuar gazetare!
-Meqë jam dhe vetë gazetare, dua t’ju pyes diçka!
-Juve jeni vetë e aftë në çështjet juridike?
-Unë e kam hedhur çështjen në gjyq!
-Ju nuk po leni, që unë të…, më fal, se më ranë syzet nga dora. Ju nuk po më leni…
-E para duket, që është mënyrë amatore…
-Pika 3.2!
-Në çfarë pozicioni, ju më kërcënoni dhe më thoni “hajde nxirr plaçkat”.
-Sigurisht, edhe unë!
-Jam me kontratë!
/Emisioni STOP










