Analisti Enton Abilekaj ka ngritur alarmin për situatën e krijuar në Shqipëri pas tri ditësh protestash dhe përplasjesh mes të rinjve dhe policisë.
I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri TV, ai deklaroi se vendi nuk ka një autoritet publik që të gëzojë besimin e palëve dhe të mund të ndërhyjë për të ulur tensionet, ndërsa protestuesit, sipas tij, nuk kanë një përfaqësim që mund të ulet në negociata.
“Nuk kemi asnjë palë negociatore. Kemi vetëm një delirant që s’do të largohet nga pushteti dhe një grup protestuesish që nuk kanë përfaqësues”, u shpreh Abilekaj. Ai paralajmëroi se dobësimi i institucioneve dhe mungesa e një autoriteti ndërmjetësues mund ta çojnë situatën drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm.
Abilekaj: Është gjynah t’i thuash president i atij, e kupton? S’ka pikë në autoritetit. Kryetari i Kuvendit që është njeri pa autoritet fare, që e dimë të gjithë që është vartës i Edi Ramës. Edhe ai. Që flet për përmbajtje dhe bën thirrje prindërve. Ndërsa zëvendëskryeministrja që është pa pikë autoriteti publik fare.
Pra, nuk ka asnjë njeri që ka autoritetin publik që t’i dëgjohet fjala që ne vërtet të kemi një negociatë, ose të kemi një vetëpërmbajtje. Një garanci, një garantues.
Nga ana tjetër ka shkatërruar opozitën, e ka delegjitimuar opozitën në atë shkallë sa shumica e njerëzve kanë rënë dhe pre e kësaj dhe protestuesit e kanë krijuar atë si mburojë. Dhe as opozita s’mund të marrë pjesë në këtë përfaqësimin e protestuesve. Në çdo krizë që ka pasur Shqipëria, ka pasur protestues, protesta shumë të mëdha, të forta, edhe të heshtura. Arriti momenti që protestuesit e atyre të heshturve të pranonin opozitën socialiste të dikurshme si negociator të vetin, si përfaqësues të vetin në negociata. Ne këtu nuk kemi asnjë palë negociatore. Kemi vetëm një delirant që s’do të largohet nga pushteti, që mund të përdorë gjithçka, kemi dhe një grup protestuesish që nuk kanë përfaqësues.
Dhe çfarë kemi tjetër? Përballë kemi një polici që nga ora në orë do hedhi edhe ato çfarë ka, uniformat dhe do largohet. Shteti do mbetet në mëshirë të fatit. Kanë 72 orë dhe pa gjumë ata, jo vetëm pa…
Ata nuk mbajnë më. Ata që qëllojnë me gurë aty e kanë se s’mbajnë më, nuk e kanë me protestuesit më shumë, e kanë… nuk kanë ku arrijnë më. Ky shtet prej letre që ky thotë që unë po e çoj më lart e më lart, është i rënë i gjithi. Dhe këtu nga momenti në moment, situata mund të shkojë shumë më keq. Sepse nuk ka shtet. Dhe nuk ka një autoritet që ta mbrojë shtetin. Sepse ky e ka shkatërruar çdo autoritet të shtetit. Atëherë çfarë do ndodhë?














