Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës.
Sipas raportimeve në media i plagosur ka mbetur një 42-vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës.
Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë.
Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, pritet reagim nga policia për zbardhjen e plotë të rastit.













