Plagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

15 Tetor 2026 | 22:08

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkozë të Tiranës. Nga burime bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar me inicialet D. L., i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës. Mësohet se ai ka marrë një plagë në kofshë ndërsa dyshohet se ai është qëlluar pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, një 43-vjeçar me inicialet E. Q., dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:00, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha publikon pamje nga brenda komisariateve: Trajtim çnjerëzor i studentëve të arrestuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë disa pamje që tregojnë personat e arrestuar gjatë protestës në komisariate, duke i cilësuar ato si torturë...
22:51 | 15/10/2026

Protestuesit edhe te Qytet Studenti, thyejnë xhamat e godinave dhe dëmtojnë ambientet

Burime bëjnë me dije se disa persona, pjesë të protestës janë shpërndarë në zonën e Qytet Studenti duke vazhduar me shaktërrimin dhe prishjen e sendeve...
22:26 | 15/10/2026

Tensionet në bulevard, gazetari: Policët civilë nisin shoqërimet e protestuesve

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri të ditur se forcat operacionale...
22:04 | 15/10/2026