Tirana është ‘pushtuar’ nga kaosi dhe dhuna për shkak të protestës që po zhvillohet prej tre ditësh. Analisti Ilir Demalia i ftuar në “Frontline” reagoi ashpër ndaj shkatërrimit të bizneseve, pronës private dhe bankave, duke e cilësuar dhunën si një akt që nuk i përket një shoqërie të qytetëruar
“Kjo është kafshëri! Kafshëri është kjo e atyre që thyen bizneset e atyre njerëzve hallexhinj. Çfarë dëmtoi Edi Ramën kjo? Dëmtoi Partinë Socialiste? Pronën private të njerëzve që e kanë bërë me gjak! Nuk bëjnë studentët ashtu, nuk bëjnë njerëzit e qytetëruar ashtu. Dhuna sjell dhunë”, tha Ilir Demalia.
Ndërsa tha se qytetarët kanë një mijë arsye për të protestuar, Demalia u shpreh se protesta është edhe tregues i mungesës së institucioneve demokratike që u japin qytetarëve mundësi të reagojnë.
-
Nuk jane studentet qe thyejne, djegin dhe vjedhin banka e dyqane, por mjeranet e Bathores, Kamzeqs, te ulur nga majat e Tropojes per idhullin komunist Sali berisha qe do vetem shkaterrimin i Shqiperise.
Përgjigju











Komente
Komento