Pamje dramatike vijnë pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, ku dhjetëra të rinj shfaqen të lidhur dhe të shtrirë në tokë.
Sipas raportimeve për SYRI-n, pamjet e rënda nga trajtimi çnjerëzor dyshohet se janë nga komisariatet në Tiranë, ngrenë shqetësime të forta për shëndetin e të shoqëruarve pas përplasjeve të ditëve të fundit.
Ngjarjet vijnë në ditën e tretë të revoltës studentore, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Rrethanat e plota të shoqërimeve, arsyet e mbajtjes së të rinjve në këto ambiente dhe kushtet në të cilat po trajtohen kërkojnë sqarim nga autoritetet përkatëse.
© SYRI.net